14:04 / E Diele, 17 Nëntor 2019

Genc Prelvukaj reagon rreth mikëpritjes së anglezëve në Kosovë

Përderisa pritet të zhvillohet ndeshja në mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumit ‘Fadil Vokrri’, një atmosferë e bukur është krijuar në kryeqytetin e Kosovës.

Ka pasë komente të ndryshme nga figura të njohura në Kosovë, rreth pritjes që u organizua në nder të anglezëve, disa ishin pozitive teksa kishte edhe nga negativet, shkruan Indeksonline.

Për këtë qeshje ka reaguar edhe këngëtari i njohur Genc Prelvukaj.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Për disa mikrobe që paskan nxjerrë në rrafsh mungesën e inteligjencës dhe nivelit:

Mikpritja eshte virtyt i larte i nje njeriu dhe nese kjo manifestohet kolektivisht atehere eshte virtyt i nje populli.

Vendosja e posterave dhe banereve ne respekt te lojtareve me ngjyre, mund te ju duket e ekzagjeruar por mbi te gjitha ka nje super efekt. Instalon logjiken e luftes kunder racizmit ne popull dhe kjo eshte gje e jashtzakonshme. Rritet dhe edukohet nje brez i tere, me nje shembull se si nuk duhet te urrehet nje njeri per shkak te ngjyres.

Vendosja e posterave dhe banereve ne shenje mireseardhjeje te ekipit Anglez, ndikon ne edukimin e brezave te rinj, kunder ksenofobise qe nenkupton eliminimin e urrejtjes apo qasjes negative ndaj popujve tjere.

Shfaqja e simpatise publike ndaj ekipit perfaqesues te Anglise krijon nje pershtypje te mire, nje ndryshim mendimi ne aspekt pozitiv per secilin te huaj qe ka ende vizion qe Kosova eshte vend i pasigurte, nje ambient i rrezikshem, fanatik dhe vend qe ka dale nga lufta. Ky eshte injeksion i mire per rritjen e turizmit.

Shfaqja e simpatise publike ndaj ekipit perfaqesues te Anglise eshte nje shenje e vogel mirenjohjeje ndaj ndihmes se dhene dikur. Eshte virtyt i larte nese nje shoqeri nuk harron te mirat e bera nga aleatet e saj.

Pritja e mire e tifozeve anglez krijon nje kulture popullore qe lufton ne rrenje huliganizmin, te cilin vendet tjera perreth e kane ne mase shqetesuese. Huliganizmit i prehen kembet ne momentin qe mikpritja e tifozeve te huaj kthehet ne kulture perbrenda nje shoqerie.

Bashkimi ne feste i dy tifozerive, mikpritja e tyre, respekti i shfaqur, qetesia popullore, thirrjet kunder racizmit etj tregojne nje kulture shume me ndryshe nga ajo cfare fqinjet tane kane tentuar te na paraqesin neper bote. Kjo ka rezultuar edhe me pushtimin e ballinave ne gazetat e europes dhe kjo eshte reklama me e mire dhe nje nder qe mund ti bejme vendit.

Ky nuk eshte servizilizem. Servilizem eshte festimi i fitoreve politike te partive dhe individeve te shteteve te huaja, neper rruge sic ka ngjare me pare. Ose ngritja e lapidareve te viktimave pergjate konflikteve politike te brendshme ne shtete te huaja, te cilat asbolutisht skane te bejne me ne. Kjo eshte per faqe te zeze ndersa kjo qe ndodh me anglezet tani eshte nje gje e bukur dhe qe ka ndikim pozitiv ne shume dimensione.

P.S. Perjashto ndonje rast te ekzagjeruar individual. /Indeksonline/