Genc Prelvukaj tregon për ‘sakrificën’ që ka bërë për realizimin e kësaj fotografie
Genc Prelvukaj është një këngëtarë i njohur në skenën muzikore shqiptare tash e sa vite, shkruan Indeksonline.
Ai mbahet mend për shumë hite dhe është mjaft i dashur për publikun.
Së fundmi ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij me këngëtaren nga Shqipëria Eni Koçi, me të cilën tanimë del hapur në publik.
Në fotografinë e fundit të postuar nga ai, Genci ka shkruar: “Historia e fotos është kjo: Ftohtë e shi në Cesena. Unë veç me këtë bluzë për një foto të mirë. U ftoha dhe jam me antibiotik sot. Nëse edhe kjo foto ska ‘like’ sa duhet atëherë se di çfarë sakrifice tjetër duhet.” /Indeksonline/