20:09 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Genci dhe Eni ‘izolohen’ në Bjeshkët e Rugovës

Pandemia COVID-19 ka pushtuar pothuajse gjithë botën, andaj popullatës i bëhet thirrje vazhdimisht që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Edhe fytyrat e njohura publike nga Kosova, si artistë e këngëtarë mjaft mirë i janë përmbajtur këtij rregulli duke u vetëizoluar, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, çifti i njohur i showbizit, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë shfaqur nëpër rrjetet sociale së bashku.

Ata po qëndrojnë në Bjeshkët e Rugovës, ku po shijojnë momente të bukura pranë njëri tjetrit. /Indeksonline/