Genci dhe Eni, së shpejti me ceremoni dhe dasmë të madhe!
Këngëtari nga Kosova, Genc Prelvukaj, që nga viti 2017 takohet me këngëtaren nga Shqipëria Eni Koçi.
Por ata në fillimet e tyre kanë vendosur që lidhjen ta mbanin të fshehtë, derisa e bënë publike, shkruan Indeksonline.
Ndërsa së fundmi, nga emisioni “Thumb on” është bërë e ditur se çifti ka vendosur t’i japë fund beqarisë në vitin 2020.
Eni dhe Genci bëhet e ditur se do të mbajnë një ceremoni madhështore dhe dasmë të madhe, ku pritet të marrin pjesë edhe të ftuar “VIP”-a.
Pas 3 vjetësh së bashku, ata kanë vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojnë me martesë. /Indeksonline/