75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gënjeshtra e Agim Ademit: “Asnjë refuzim zyrtar nga lojtarët ende nuk e kemi marrë”

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk qenka një gënjeshtar i mirë.

Në një prononcim për Gazetën Olle, Ademi është munduar të gënjenj se nuk ka marrë asnjë refuzim zyrtar nga lojtarët e Kosovës për të luajtur në dy ndeshjet e shtatorit, transmeton Indeksonline.

“Nuk e kemi ende asnjë që është deklaruar që nuk mund të vijë, me përjashtim të Vedat Muriqit të lënduar”, ka thënë Ademi.

Por, kjo deklaratë nuk është aspak e vërtet. Kjo pasi para disa orësh skuadra e Ëerder Bremen e konfirmoj publikisht se ja ka ndaluar Milot Rashicës pjesëmarrjen në ndeshjet e kombëtares së Kosovës.

Po ashtu tek Kosova u21, nga 11 lojtarë të ftuar nga shteti i Zvicrës, vetëm 2 ja kanë arritur të vijnë. /Indeksonline/