75 Mall Live Search
15:38 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gënjeshtra e madhe e Daçiq, askund në mediat afrikane nuk përmendet tërheqja e njohjes

Diplomati serb, Ivica Daçiq po vazhdon të bëjë propagandë kundër Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, në një paraqitje televizive, ai tha se Republika e Afrikës Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në një deklaratë për Indeksonline e mohoi atë që e ka thënë Daçiq.

Kjo deklaratë propaganduese e diplomatit serb sa po shkon e po zbehet.

Në mediat afrikane askund nuk gjendet që Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Vlen të kujtojmë që kohët e fundit Serbia po krijon skenare për të paraqitur Kosovën si një vend të keq.

Muajin e kaluar ata u munduan të krijojnë një skenar kinse ka krizë humanitare në veri të Kosovës, duke detyruar banorët serb në veri t’i mbyllin marketet.

Edhe kjo lojë për tërheqjen e njohjeve po del të jetë një skenar tjetër i përgatitur nga Serbia./Indeksonline/