“Gënjeshtra, shpifje, kërcënime…, Faton Peci reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale!
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar pas intervistimit të sotëm nga Prokuroria Speciale.
Ai ka përmendur kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja, konkretisht Paris Guri.
Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallëzimit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri.
Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallëzmit të rrejshëm penal ndaj ish-deputetit me vota të vjedhura të mërgatës.
Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si ministër. Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën!Vazhdojmë!

