Gënjeu që s’ka armë, por policia ja gjen avokatit Gazmend Halilaj alltinë “TT” me 8 fishekë

Avokati i njohur, Gazmend Halilaj është kapur duke poseduar armë në mënyrë ilegale.
Indeksonline mëson se në një kontrolle që i është bërë në Pallatin e Drejtësisë, atij i është gjetur një allti e tipit “TT” me 8 fishekë në karikator.

Halilaj fillimisht kishte thënë se nuk ka armë, por në veturën e tij private i është gjetur arma. Po ashtu edhe 9 fishekë tjerë i janë gjetur brenda automjetit.
Avokati Halilaj kohët e fundit ka qenë cak i sulmeve. Ai pati një problem me, Sami Lushtakun. Ky i fundit e kishte kanosur në një bisedë dhe për këtë u dënua me 2000 euro./Indeksonline/