Gennaro Gattuso do largohet nga Hajduku i Splitit: Erdha në qytetin e bukur dhe takova shumë njerëz pozitivë!

Trajneri i njohur italian, Gennaro Gattuso do të largohet nga Hajduku i Splitit në fund të këtij sezoni.
Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026, Gattuso do të largohet nga klubi kroat me marrëveshje të dyanshme, shkruan Indeksonline
Madje të dielën, legjenda italiane do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit në shtëpinë e Hajdukut.

“Erdha në një qytet të bukur, me njerëz me buzëqeshje. Kështu do ta lë, me buzëqeshje në fytyrë. 11 muaj të paharrueshme. Pati momente të vështira dhe të mira. Kur të largohem do jetë e vështirë për mua, sepse vërtet takova njerëz shumë pozitivë, që ma ndryshuan jetën”, u shpreh pak ditë më parë Gattuso.
Hajduku është ende në garë për titull, pasi kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund. Madje të dielën e zhvillojnë derbin ndaj Rijekës, që është e para në tabelë me 62 pikë, pesë pikë më shumë se vendi i tretë (57).
Skuadra që s’e ka fituar titullin qysh nga viti 2004/2005, mund të shpallet kampion vetëm nëse mposht Rijekën dhe Shibenikun dhe nëse Dinamo lëshon pikë në dy ndeshjet e fundit./Indeksonline/
