Gennaro Gattuso drejt rikthimit si trajner
Gennaro Gattuso ka mbetur i papunë, pasi u largua nga kombëtarja e Italisë, pasi dështoi të kualifikonte në Kupën e Botës.
Ai pritet që sezonin e ri, të merr drejtimin e një prej skuadrave të Serie A, shkruan IndeksOnline.
Mediat italiane raportojnë se Gattuso pritet të jetë trajner i ri i Torinos, ku luan edhe futbollisti shqiptar, Ardian Ismajli.
Tuttosport thotë se ish-lejenda e Milanit shihet njeriu ideal për të zëvendësuar Roberto D’Aversën./IndeksOnline/

