18:33 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Genoa i tregon Chelseas çmimin e Piatek

Krzysztof Piatek po shkëlqen në Genoa këtë sezon duke qëndruar si golashënuesi më i mirë i Serie A pas nëntë xhirosh.

Polaku u ble vetëm 5 milionë euro në verë nga skuadra italiane ndërsa tani pritet të shitet me çmim shumë të lartë, shkruan indeksonline.

Pasi Morata ka humbur besimin e Sarrit, ai po mendon që Piatek do të jetë ideal për sulmin e skuadrës londineze.

Genoa ka vendosur që nuk do ta lejojë yllin e tyre të largohet poshtë shumës prej 50 milionë euro.

Nëse shitet me këtë çmim atëherë skuadra nga Serie A do të fitonte 45 milionë euro në vetëm gjashtë muaj. /IndeksOnline/