75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gent Cakaj, jep super lajmin për Luginën e Preshevës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, sot ka dhënë lajmin e shumëpritur për Luginën e Preshevës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se tanimë partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Cakaj shtoi se Bujanoci do të qeveriset drejt nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.

Postimi:

Miq, miq, miq:

NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS ??❤:

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!

Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!