20:48 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Gent Cakaj me fjalë të mëdha kujton Ibrahim Rugovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, në 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugovës ka thënë se ai ishte qenë intelektuali më i madh në politikë dhe politikani më i madh ndër intelektualë gjatë viteve të veprimtarisë së tij.

Cakaj ka shtuar se Rugovën e kujton jo vetëm Presidentin e Parë të Kosovës me kontribut të pashlyeshëm në historinë e saj, por edhe historinë dekadëshe të shtetndërtimit të Kosovës.

“Ibrahim Rugova ka qenë intelektuali më i madh në politikë dhe politikani më i madh ndër intelektualë gjatë viteve të veprimtarisë së tij. Pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë, mendimet e baraspeshuara dhe vizionin afatgjatë, nuk mund të kuptohet drejt, as orientimi euroatlantik i Kosovës, as ngritja e strukturave paralele, as përpjekja për zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë jo vetëm Presidentin e Parë të Kosovës me kontribut të pashlyeshëm në historinë e saj, por edhe historinë dekadëshe të shtetndërtimit të Kosovës që s’mund të mendohet pa të”, ka shkruar ai./IndeksOnline/