Gent Cakaj merr vendim që dy diplomatë iranianë, të përjashtohen menjëherë nga territori i Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka marrë vendim që dy diplomatët iranianë që ishin punonjës në Ambasadën e Iranianit në Shqipëri, të përjashtohen menjëherë nga territori i shtetit shqipëtar.
Ky vendim, sipas Cakajt është marrë për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë” ka thënë Cakaj, lidhur me vendimin e marrë./Indeksonline/