22:51 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gent Cakaj publikon fotografi të Thaçit e Veselit: Me çlirimtarët!

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, i shoqëruar nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e JashtmeGent Cakaj.

Gjatë ditës së sotme, të dy kanë zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë institucionalë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi e liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

E, Cakaj, në faqen zyrtare të tij Facebook ka publikuar një fotografi të Thaçit e Veselit, derisa shkruan “Me Çlirimtarët”, transmeton Indeksonline.

Kjo fotografi vjen menjëherë pas adresimit të presidentit Thaçi për qytetarët, i cili tha që s’do të jep dorëheqje derisa të konfirmohet aktakuza e Speciales ndaj tij. Madje ai tha se i vetmi ligj që ka shkelur ka qenë ai ndaj Millosheviqit./Indeksonline