19:10 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gent Cakaj takohet me ambasadorin izraelit në Shqipëri, flasin për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit në Shqipiër, Noah Gal Gendler.

Në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit, transmeton Indeksonline.

Cakaj e ka quajtur këtë veprim si hap madhor dhe se hap horizonte të reja mes Kosovës dhe Izraelit.

Postimi i plotë i ministrit Cakaj:  

Sot pata kënaqësinë ta takoj edhe Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler ?!

Biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ????.

Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

Pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit ????