17:57 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Gent Cakaj takohet me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme dhe të Evropës, flasin për tri tema të rëndësishme

Ministri i Punëve të Jashte të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me homologun e tij sllovak, njëherësh edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Evropës, Miroslav Lajčák.

Ky takim është zhvilluar mbi tri shtylla kryesore: Së pari, fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në fushën tregtare dhe ekonomike. Në këtë kontekst, Komisioni i Përbashkët Ekonomik shqiptaro-sllovak do të mblidhet së shpejti.

Së dyti, mbështetja e Sllovakisë në veçanti, por edhe e Grupit të Vishegradit në përgjithësi për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në qershor të këtij viti.

Hapja e negociatave nuk është vetëm vlerësim i progresit përmbajtësor të Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, por edhe investim gjeostrategjik i BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Së treti, bashkërendimi i qëndrimeve politike për kryesimin e OSBE-së në 2020. Duke marrë parasysh se Shqipëria do të trashëgojë kryesimin e OSBE-së nga Sllovakia, konsultimi për prioritetet programatike dhe koordinimi teknik është domosdoshmëri për një tranzicion të suksesshëm dhe kryesim efektiv të OSBE-së.

Shqipëria, natyrisht, mbetet e përkushtuar për të zhvilluar raporte konstruktive dypalëshe me gjithë vendet anëtare të BE-së dhe për të demonstruar besueshmërinë e saj në çështjet shumëpalëshe, siç është rasti me OSBE-në./Indeksonline/