07:43 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gent Cakaj takohet në Paris me këshilltarin e Macronit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar në Paris me  këshilltarin e presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë takimit Cakaj ka diskutuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Statusi i tij i plotë:

Sot në Paris pata një takim shumë të frytshëm me mikun tim personal dhe Këshilltarin e Presidentit Macron për Çështjet Evropiane, me të cilin diskutova një varg çështjesh për Shqipërinë, BE-në dhe marrëdhënien afatgjatë mes të dyjave.