22:40 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Gent Cakaj tregon se si u takua për herë të parë me Edi Ramën

Ministri i jashtëm shqiptar, Gent Cakaj në emisionin “Opinion” me Blend Fevziun ka rrëfyer për takimin e parë me Kryeministrin Edi Rama.

“Me kryeministrin kam pasur komunikim me të hershëm se angazhimi im tani. Edi Rama natyrshëm disponon një rrjet të gjerë komunikimi dhe unë si student i dalluar, kabineti i tij zgjoi interes për mua. Unë u kontaktova nga kabineti i tij dhe më pas rastisi të takohem me Edi Ramën. Unë me Ramën jam takuar nëpërmjet shefes së kabinetit. Fillimisht, nuk e kam takuar atë personalisht, por kemi mbajtur kontakte me kabinet. Nuk është që Rama me ka gjetur mua, apo unë e kam gjetur atë. Jo për ta lëvduar Ramën, por ai iu jep hapësirë studentëve të shkëlqyer dhe pas disa takimesh me njerëzit përreth tij, jam takuar me të”, ka thënë Cakaj, raporton Indeksonline.

Ai ka treguar edhe për arsyejet se pse i është bashkuar kabinetit të Kryeministrit Rama.

“ E para, ndoshta mund të tingëlloj si demagogji e rastit, por unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe kam dashur që përvojën e akumuluar në perëndim dhe pasionin për politikën të lidhi me vendin e origjinës. Pra, të kontribuoj këtu. Arsyeja tjetër është vlerësimi për kryeministrin si reformator i jashtëzakonshëm. Sa më shumë që  e kam njohur, aq më shumë jemi ofruar. Unë për një vit e kam shoqëruar atë në takime të rëndësishme, e kam përcjell procesin e integrimeve evropiane. Dhe unë besoj në punën e palodhshme që ai bënë për vendin”, ka shtuar tutje Gent Cakaj./Indeksonline/