75 Mall Live Search
21:26 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Genta Cana martohet këtë muaj, vesh fustanin me bisht 18 metra!

Pasi dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë, moderatorja simpatike, Genta Cana, ka konfirmuar se këtë muaj do të kurorëzojë dashurinë.

Genta ka zbuluar  se ka nisur përgatitjet e dasmës, që në fakt do të bëhet më herët seç e kishim menduar.

Në datën 24 prill Genta Cana dhe i fejuari i saj do të kurorëzojnë dashurinë në martesë, në një dasmë të madhe me më shumë se 300 të ftuar.

Sa i përket fustanit, ajo premtoi që do të jetë shumë madhështor, me 18 metra bisht dhe detaje të tjera, që vendosi t’i lërë surprizë për ditën e madhe.