08:12 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Genta dhe i dashuri turk, bëjnë shqiponjën për festën e Pavarësisë së Kosovës

Genta Ismajli po shijon lidhjen me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Që nga koha kur ajo bëri publike romancën nuk i ka kursyer as postimet përkrah tij, madje ato janë të shpeshta, shkruan Indeksonline.

Por, Genta nuk e ka lënë anash që partnerit të saj të ri t’ia mësojë gjuhën shqipe, apo traditat.

Për nder të 12- vjetorit të pavarësisë së vendit, Genta e ka mësuar të dashurin e saj ta bënte shqiponjën me duar.

Çifti në disa video të publikuara nga Genta në Instagram shihet në makinë teksa dëgjojnë këngën e Arif Vladit “Marshi i UÇK-së”, ndërsa në një moment ata bëjnë shqiponjën dykrenare.

Ndryshe, Genta përveç që po përjeton dashurinë në Turqi, ajo po ashtu pritet të sjellë një projekt muzikor me reperin turk, Eypio./Indeksonline/