Genta dhe Usta festojnë përvjetorin e parë të dashurisë

Genta bëri publike lidhjen e saj muaj më parë dhe tashmë këngëtarja kosovare dhe biznesmeni turk, Hussein Usta kanë festuar përvjetorin e parë të dashurisë.
Dyshja këtë përvjetor të parë e festuan në një mënyrë të veçantë duke realizuar një fotosesion unik përkrah njëri-tjetrit.

Përmes postimeve në Instagram, Genta ka uruar të dashurin e saj për përvjetori, duke e quajtur “gjithçka e imja”.

“Urime përvjetorin e parë gjithçka e mija”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, pas një pauze të gjatë në muzikë, Genta javë më parë u rikthye me një këngë të re që e solli në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Marselin./Indeksonline/