23:32 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Genta Ismajli dedikim për të dashurin: Jam e bekuar me ty

Ky Shën Valentin e ka gjetur Genta Ismajlin më të dashuruar se kurrë më parë.

Ajo prej kohësh po shijon lidhje me biznesmenin turk, Hussein Usta me të cili tashmë është e pandashme, shkruan Indeksonline.

Edhe Ditën e të Dashuruarve, çifti i njohur e kanë kaluar në shoqëri të njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar dhurata dhe dedikimit.

Përmes një InstaStory, Genta është shprehur se është se është e bekuar për dashurinë që po përjeton.

“Jeta na jep shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falënderues, unë e falënderoj Zotin për ty, një bekim në jetën time, ti je. Të dua zemër”, ka shkruar Genta.

Ndryshe, Genta është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor që do të vijë në bashkëpunim me artistin turk, Eypio./Indeksonline/