75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / AR

Genta Ismajli inspirohet nga Beyonce për emrin e vajzës

Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli, ka disa javë që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë dhe një djalë e që emrat e tyre i zbuloj pasi iu hapi llogari në Instagram, shkruan Indeksonline.

Për emrin e vajzës duket se është inspiruar nga Beyonce.

Beyonce ka lindur vajzën në janar të vitit 2012 të cilën e ka emëruar me emrin Blue Ivy.

Të njëjtin emër me një ndryshim të vogël ia vendosi edhe Genta e cila lindi në janar të vitit 2022.

Ivy Blue quhet vajza e saj, portretin e së cilës nuk e ka publikuar akoma.

Gjithashtu Genta ka zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Icon./Indeksonline/

No description available.