Genta Ismajli merr dhurata luksoze nga i dashuri për festën e Krishtlindjeve
Genta Ismajli po e shijon pafund lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.
Këngëtarja e njohur që kur bëri publike romancë e saj, nuk po i ndal as publikimet e shumta në rrjetet sociale.
Edhe në një postim të radhës, Genta ka zbuluar dhurata që ka pranuar nga partneri me rastin e Krishtlindjeve e që ishin të markës Louis Vuitton.
“I dashuri im, je i mrekullueshëm. Për të gjitha dhuratat e Krishtlindjes. Urime festat të gjithëve”, ka shkruar këngëtarja e cila ka pozuar pranë dhuratave luksoze që morri nga i dashuri i saj.
Ndryshe, Genta së shpejti pritet të publikoj projektin e ri muzikor me këngëtarin turk, Eypio./Indeksonline/