19:46 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Genta Ismajli ndan fotot e veçanta të binjakëve të saj

Këngëtarja Genta Ismajli nuk ka kohë që është bërë nënë e dy fëmijëve binjakë, një djalë dhe një vajzë.

Ajo nuk ka hezituar të publikojë fotografi të pritjes së ëmbël, ndërsa pas lindjes në fillim ka qenë më e rezervuar.

Megjithatë, këngëtarja pranoi të marrë pjesë në ballinën e “Global Woman” bashkë me bashkëshortin Usta, dhe dy engjujt e vegjël.

Këngëtarja më herët ndau edhe fotografi të binjakëve nga një fotosesion dhe të dy duken për mrekulli.

“Bota ime” ka shkruar ajo në fotografitë e ndara.