75 Mall Live Search
14:02 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Genta pranon dhuratë romantike nga i dashuri turk, këngëtarja ia kthen me fjalë dashurie

Pak kohë më parë u zbulua lidhja romantike e këngëtare Genta Ismajli me biznesmenin turk, Husein.

Ndonëse e kishte mbajtur të fshehur një kohë të gjatë, këngëtarja tashmë nuk heziton të tregoj se sa shumë është e dashuruar, shkruan Indeksonline.

Partneri i saj  është një person romantik dhe befasitë e tij për këngëtaren shqiptare nuk kanë të ndalur.

Pas dedikimit që i bëri në urën e Bosforit, Genta tani ka pranuar një tufë gjigante me trëndafila të kuq.

Në anën tjetër as Genta nuk ka heshtur, ““Unë jam e jotja, e ti je i imi”, ka shkruar Genta sipër imazhet që ka ndarë në Instagram.

Ndryshe, përveç lidhjes emocionale me Turqinë, Genta së shpejti do të sjell edhe një bashkëpunim me këngëtarin turk, Eypio./Indeksonline/