Gentrit Limani ndryshon klubin por jo ngjyrat e fanellës

Një ditë pasi ndërpreu bashkëpunimin me Llapin, futbollisti Gentrit Limani është bërë me skuadër të re.
Mesfushori 24-vjeçar është zyrtarizuar te skuadra e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.
“Projekti i FC Ferizajt më ka bindur që sot të jem këtu në klubin tuaj e timin. Nga ajo që kam dëgjuar edhe më herët, Ferizaj është një klub shumë i organizuar, shembull edhe në Kosovë. Dhe sigurisht ku ka më mirë se të jap kontributin tim në klubin e qytetit tim. Tifozëria UJQIT bëhuni gati sepse na pret një Superligë e zjarrtë”, ka deklaruar Gentrit Limani.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19.
Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja në Gjermani, tek Eintracht Frankfurt, për të vazhduar më pas në Kickers Offenbach U17, VfL Bochum U19, Hamburger SV II, FC Rot-Weiß Koblen./IndeksOnline/