Gentrit Salihu i Besës nënshkruan me Porton

Mesfushori kosovar, Gentrit Salihu, ka nënshkruar me gjigantin portugez, Porto, transmeton IndeksOnline.
Talenti sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës së Pejës, ndërsa tani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Salihu ka 29 paraqitje në Superligën e Kosovës, në të cilat ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asistim.