09:30 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

George Clooney i frikësuar nga ISIS se mos e sulmojnë gruan e tij

Gruaja e aktorit të njohur George Clooney, Amal Clooney është e përfshirë në luftën kundër luftëtarëve të ‘ISIS’-it.

Clooney është shprehur i frikësuar se familja e tij mund të jetë në rrezik për shkak të veprimtarisë së gruas së tij.

Amal do të jetë avokate e shumë viktimave të ISIS.  Gruaja e aktorit po shpreson që do të arrij të dërgoj çështjen në gjykatë.

“Gruaja ime do të marrë çështjen e parë kundër ISIS në gjykatë. Ne kemi shumë dyshime. E para dhe e vërteta është dyshimet mbi sigurinë që ne duhet të ndeshemi në baza ditore.”, tha Clooney.

“Ne nuk duam që fëmijët tanë të jenë target pra ne duhet të jemi të vëmendshëm.”, u shprehë aktori i njohur./Indeksonline/