75 Mall Live Search
18:34 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

George dhe Amal Clooney ju ftojnë për drekë në Liqenin e Comos

Aktori i njohur George dhe gruaja e tij Amal Clooney po japin një shans për të ngrënë me ta në Como të Italisë, shkruan CNN trasnmeton IndeksOnline.

Çifti sipmatik kanë krijuar një konkurs ku do të ketë një fitues me fat në shtëpinë e tyre pranë liqenit të Comos,për tëshijuar disa nga djathërat më të mira italiane së bashku.


Ju jeni duke shkuar në një datë të dyfishtë me George dhe Amal Clooney! George dhe Amal do t’ju mirëpresin në shtëpinë e tyre pranë Liqenit Como në Itali për drekë, mundësi për të  njohur këtë çift të mahnitshëm në një nivel personal “, sipas rregullave të konkursit.

“Do të lidheni me Xhorxh dhe Amal për një vakt të shijshëm, do të shijoni një pamje spektakolare të liqenit dhe do të ndani së bashku një dolli festive, plus ju do të merrni disa foto të pabesueshme për të kujtuar të gjitha. ” shkruhet ndër të tjera në rregullat e konkursit.

Asnjë pagesë nuk është e nevojshme për të hyrë në garë, por nëse ndonjë fans dhuron para, ato do të shkojnë në Fondacionin The Clooney për drejtësi (CFJ), i themeluar në vitin 2016, i cili ka për qëllim zbulimin e abuzimeve dhe të drejtat e njeriut në botë. / IndeksOnline