George Michael ndanë pasurinë 123 milionëshe, asnjë qindarkë për ish të dashurit e tij
George Michael ia ka lënë pasurinë e tij 123 milionë dollarëshe motrave të tij, babait dhe disa miqve. Por ish të dashurit e tij Kenny Goss dhe Fadi Fawaz nuk morën asnjë qindarkë.
Në testamentin e tij, këngëtari ia la pjesën më të madhe të pasurisë motrave Yioda dhe Melanie.
Babait Kyriacos i la vetëm një fermë ku kishte jetuar për shumë vite.

“George ishte i përkushtuar ndaj babait dhe motrave të tij, ata gjithmonë kujdeseshin për të,”-tha një burim.
Pasuria më në fund do të ndahet pas më shumë se dy vitesh nga vdekja e George në Ditën e Krishtlindjeve të 2016.
Shtatë shokë dhe të afërm, përfshirë këngëtaren Shirlie Kemp dhe producentin David Austin, përfituan gjithashtu nga pasuria.
Por dashuria e George prej më shumë se 15 vitesh, Kenny, si edhe ish i dashuri, Fadi janë lënë jashtë testamentit.

George Michael dhe biznesmeni amerikan Kenny Goss nisën një romancë në vitin 1996. Në 2011 George njoftoi se ishin ndarë.
Por u pajtuan në vitet e fundit të jetës së George.
Ndësa nisi një lidhje me parukierin Fadi në vitin 2012. Fadi e gjeti këngëtarin të vdekur në krevat në shtëpinë në Goring-on-Thames, Oxfordshire.
Ai vazhdon të jetojë ende në një shtëpi në pronësi të George në Parkun e Regentit në Londër.
Ndërsa ka injoruar kërkesat e përsëritura për tu larguar nga banesa.