19:59 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

George W.Bush shpërthen në lot përderisa i jep lamturinë e fundit babait të tij

Presidenti Xhorxh W.Bush dha falënderimin e tij për babanë, gjatë fjalimit nëceremoninë mortore të Bushit të vjetër në Uashington, para se të shpërthente në lot.

Ai e përkujtoi presidentin e 41-të të Amerikës si një baba i dashur dhe mik besnik.

Gjatë fjalimit të tij ish presidenti W Bush “ngushëlloi” vetën duke  thënë se si babai i tij ishte duke pritur të bashkohet “në qiell” me nënën e tij, Barbaran dhe vajzën e tyre të vogël, Robin, e cila vdiq në vitin 1953, n moshën tre vjeçare nga leucemia.

Ishte në fund të fjalimit të tij, kur ai tha se HW Bush ishte “babai më i mirë që një djalë apo vajzë mund ta ketë” dhe pastaj shpërtheu në lot./Indeksonline/