09:59 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

George W.Bush tregon kujt ia dha votën në zgjedhjet e vitit 2020

George W. Bush më në fund zbuloi se për kë votoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe nuk ishte për Joe Biden apo Donald Trump.

Ish-presidenti 74-vjeçar i Shteteve të Bashkuara foli për votën e tij në një intervistë të re për të promovuar librin e tij “Out of Many, One”.

Personi që mori votën e Bushit nuk po kandidonte as për zyrë dhe personi ka lidhje me kohën e tij si president.

Condoleeza Rize!

Bush i tha People se ai shkroi emrin e Condoleeza Rice në fletët e votimit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ajo shërbeu si sekretare e tij e shtetit nga 2005 në 2009.

“Ajo e di atë”, tha Bush në intervistë. Ai shtoi: “Por ajo më tha se do të refuzonte të pranonte zyrën”.