75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Georgina bën postimin e parë pas vdekjes së të birit, i dedikohet Ronaldos!

Georgina Rodriguez ka postuar në “Instagram” për herë të parë pas humbjes së djalit të porsalindur.

Ajo ka treguar dashurinë e saj për partnerin, Cristiano Ronaldo, duke postuar një fotografi të futbollistit, i cili shihet teksa drejton duart drejt qiellit në shenjë nderimi për binjakun që ndërroi jetë.

Gjesti i tij emocional erdhi kur sulmuesi i Manchester United shënoi kundër Arsenalit gjatë ndeshjes së të shtunës, pasi u kthye në stërvitje pak pasi kishte munguar në ndeshjen e së martës kundër Liverpool.