75 Mall Live Search
23:32 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / AR

Georgina bombastike, josh ndjekësit me paraqitje elegante në Itali

Georgina Rodriguez njihet për stilin e saj të veçantë, e cila gjithmonë shndërrohet në lajm për çdo paraqitje.

Së fundmi mori vëmendje me shfaqjen e saj në Festivalin e 78 -të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, shkruan Indeksonline.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të kaltër teksa ka theksuar tiparet trupore tejet joshëse.

Këtë dukje e ka kombinuar me taka të bardha dhe me një grim të thjeshtë teksa e ka shoqëruar me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.

Pas publikimit të këtyre imazheve, modelja mori mbi 1 milion pëlqime e komente të shumta nga fansat e zjarrtë./Indeksonline/