Georgina e feston suksesin e Ronaldos duke i dhuruar një puthje të zjarrtë
Bukuroshja Georgina Rodriguez duket se i është gëzuar tej mase suksesit të mbrëmshëm të burrit të saj Cristiano Ronaldo, i cili e fitoi kupën duke u shpallur kampion në Ligën e Kombeve, si kapiten i kombëtares së Portugalisë, shkruan IndeksOnline.
Georgina për ta festuar këtë sukses të radhës të yllit Ronaldo, i ka dhuruar atij një puthje të zjarrtë.
“Dashuria e jetës sime! Urime për një arritje tjetër në karrierën tënde. Je më i miri”: Ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë së publikuar. /IndeksOnline/
