75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Georgina e Ronaldos një femër “yll”, mbulon ballinat e revistave, në Brazil

Ishte një femër e thjeshtë që punonte si agjente e shitjes në një dyqan rrobash, por sot është një nga femrat më të njohura në planet.

Bëhet fjalë për partneren e futbollistit, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, që sot ka miliona ndjekës në Instagram, është imazh i markave më të njohura në botë e po ashtu pjesë e revistave më të famshme.

26-vjeçarja po arrin ta menaxhojë me sukses gjithë vëmendjen që e ka marrë nga fama e partnerit të saj dhe tashmë edhe vetë ajo ka krijuar një emër në botën e modës dhe të showbiznesit.

Së fundi bukuroshja latine është bërë për herë të parë pjesë e revistës së njohur “Vogue Brasil”, duke shkëlqyer edhe këtë në një veshje unike, e cila ia vuri në pah format seksi të trupit.

Ndryshe, Gerogina ka një djalë nga lidhja me Ronaldon./Indeksonline/