12:09 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Georgina ka dy javë që fle e vetme, Ronaldo në “komshi”, gruaja në shtëpi

Ka dy javë që Cristiano Ronaldo nuk po arrin ta heqë qafe koronavirusin. Për këtë, ylli portugez është dashur të izolohet dhe të jetojë vetëm. Sipas “Correiro da Manha”, Georgina po jeton bashkë me fëmijët, Cristianinho, Eva, Mateo dhe Alana Martina.

Çifti e ka ndarë shtëpinë dhe Ronaldo po jeton në një pjesë dalëse aty ku janë dy dhoma gjumi dhe dy banjo. Georgina jeton në pjesën ku ka gjashtë dhoma gjumi dhe po aq banjo.

Çifti thuhet se kontakton nga distanca, por që nuk ka kontakt fizik. Fëmijët e Ronaldos kanë rezultuar negativë në teste, ndërsa futbollisti do t’i nënshtrohet një testi tjetër në nesër./Indeksonline/