15:50 / E Enjte, 27 Prill 2023 / AR

Georgina reagon ashpër pas lajmeve për ndarje nga Ronaldo, i quan “idiotë” ata që e besojnë një gjë të tillë

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka kritikuar raportimet e mediave se ajo po përjeton një krizë në marrëdhënien me superyllin portugez.

Çifti janë aktualisht në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te klubi futbollistik Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kampionatit Botëror.

Raportimet kanë qarkulluar në mediat spanjolle gjatë javëve të fundit se Ronaldo është ‘ngopur’ me Rodriguezin dhe se çifti mund të jetë në prag të ndarjes, shkruan DailyMail.

Dhe, sipas yllit spanjoll të rrjetit social TikTok, Abel Planelles, dyshja kohët e fundit patën një debat të madh përpara se të hipnin në aeroplanin privat të Ronaldos.

Përplasja thuhet se ka ndodhur para disa personave të tjerë, ku Rodriguez nuk ka folur me asnjë personel në aeroplan, përpara se të refuzonte të komunikonte me Ronaldon gjatë udhëtimit.

Ky argument vetëm sa shtoi thashethemet se dyshja – të cilët kanë dy fëmijë së bashku – janë në prag të ndarjes mes pretendimeve se jo gjithçka është mirë mes tyre.

Por Rodriguez i mohoi me forcë këto thashetheme me një postim në InstaStory.