75 Mall Live Search
08:16 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Georgina Rodriguez surprizon me foto sensuale në plazh pas fejesës me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez, modelja dhe partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish të reja në plazh, ku shfaqet me stil elegant dhe bizhuteritë e saj luksoze.

Në imazhet e publikuara, 31-vjeçarja pozon pranë Detit të Kuq, duke kapur rrezet e diellit të perëndimit, ndërsa veshja e bardhë dhe aksesorët e saj të shtrenjta theksuan elegancën dhe shijen e saj të rafinuar.

Lajmi për fejesën e çiftit u konfirmua nga Georgina në një postim në Instagram, pas gati një dekade lidhjeje me yllin e futbollit, 40-vjeçarin Cristiano Ronaldo.

Fansat kishin spekuluar më parë për propozimin, duke vërejtur foto nga një darkë romantike me dekorime të veçanta dhe një unazë të madhe diamanti.

Megjithëse në fotografitë e fundit në plazh Georgina nuk mbante unazën 30 karatëshe që Ronaldo i dhuroi së fundmi, e cila vlerësohet rreth 3-5 milionë dollarë, ajo shfaqej me një tjetër diamant të madh që kishte përdorur më parë.

Fejesa e çiftit është pritur me entuziazëm nga miqtë e njohur, përfshirë Lauren Sanchez Bezos, Taylor Ward dhe Charlotte Tilbury.

Tani, Georgina dhe Cristiano po përgatiten për një kapitull të ri në jetën e tyre, duke festuar dashurinë dhe suksesin e marrëdhënies së gjatë, në sy të fansave dhe mediave ndërkombëtare.