Georgina Rodriguez befason me mesazhin për fëmijët e saj

Pas premierës së sezonit të dytë të reality-show të saj, Georgina Rodriguez vazhdon të lerë pa fjalë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Modelja këtë të hënë ndau dhuratat që ua kishte blerë fëmijëve te saj, transmeton Indeksonline.
Influencerja spanjolle ka postuar një foto në Instagram ku ka treguar pesë dhuratat që kishte bërë për “pesë engjëjt” e saj.
Bashkë me foton që kanë postuar në rrjetet sociale, ata kanë ndarë një deklaratë befasueses s ai përket edukimit që marrin fëmijët e tyre.
“Ne e vlerësojmë shumë punën që e bëjnë, për fëmijët tanë si familje, prindër si dhe në nivel personal”.
Mesazhi vazhdon: “Falë Zotit ne kemi pasur gjithmonë përvojë të mirë në çdo vend dhe në çdo shkollë. Ne i admirojmë secilin prej tyre, kemi respekt dhe admirim për të gjithë profesionistët e përfshirë në edukimin e fëmijëve tanë”.
Për t’i dhënë fund deklaratës, Georgina përfundoi duke thënë se fëmijët e tyre kanë gjetur miq të mirë dhe janë shumë të lumtur në shkollën e tyre të re./Indeksonline/