Georgina Rodriguez dyfishon të ardhurat, fiton miliona euro

Janë përditësuar të hyrat financiare në kompaninë e Georgina Rodriguezit.
“Sinsprya Hair C linica SL”, një firmë që bën mbjelljen e flokëve sapo ka publikuar llogaritë e saj të viteve 2021-2022 dhe rezultatet janë mahnitëse, transmeton Indeksonline.
Fitimet kanë arritur në 4 milionë e 210 mijë euro.
Në Spanjë, këtë vit ata festuan përvjetorin e pestë me hapjen e një qendre të madhe në Barcelonë. Gjatë kësaj kohë janë trajtuar mbi 33 mijë pacientë dhe janë kryer më shumë se 15 mijë transplante flokësh duke u bërë lider në numrin e madh të mbjelljes së flokëve./Indeksonline/