12:04 / E Martë, 27 Shtator 2022 / B O

Georgina Rodriguez flet për herë të parë për abortin që i ndodhi këtë vit

Lajmi ishte një tronditje e madhe edhe për fansat. Kur superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan në Instagram në prill 2022 se kishte ndodhur një abort, ngushëllimet ishin të mëdha nga e mbarë bota.

Në sezonin e dytë të serialit “Unë jam Georgina”, që u konfirmua së fundmi nga Netflix, modelja tani flet për situatën e krijuar.

“Ky vit më dha momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në të njëjtën kohë. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyesja veten se si mund të vazhdoja”, tha 28-vjeçarja.

“Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi” tha bukuroshja latine./Indeksonline/