10:54 / E Hënë, 25 Maj 2020

Georgina shtatzënë? Modelja ngrit dyshimet

Cristiano Ronaldo po e shijon karantinën me familjen e tij në shtëpinë luksoze. Ndërkohë partnerja e tij, Georgina ka qenë aktive me postime në rrjete sociale dhe së fundmi ka treguar një moment nga dita e tyre.

Cristiano dhe Georgina shfaqen me katër fëmijët në pishinë teksa pozojnë si një familje e lumtur dhe të buzëqeshur.

Mirëpo fansat menjëherë kanë nisur aludimet se Georgina është shtatzënë për shkak se barku i saj duket paksa i fryrë në foto dhe modelja është përpjekur ta mbulojë me komardaren me njëbrirësh.

Së fundmi u ngjallën dyshime edhe për një fejesë pasi në një prej fotove, Georgina u pa me unazë. Modelja argjentinase deri tani nuk ka reaguar pas lajmeve për fejesë e shtatzëni.

Mos i humb