12:34 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Georgina u vesh mbrëmë nga Lia Stublla, në natën kur CR7 u vlerësua si “mbret”

Gruaja e Cristiano Ronaldos s’po e ndërron një kosovare kur bëhet fjalë për shijen në veshje.

Lia Stublla i ka bërë përsëri fustanin Georginas në mbrëmjen kur Cristiano Ronaldo mori çmimin e më të mirit të shekullit nga “Globbe Soccer”.

Bukuroshja portugeze ka marrë vëmendjen e mediave botërore rozë me fustanin e kuq.

Dhe për fatin tonë, ky fustan në trupin e një nga femrave aktualisht më të popullarizuara në botë, mban vulën e Lias, kosovares që për të disatën herë bën “boom” me sukseset e saj./Indeksonline/