75 Mall Live Search
17:07 / E Premte, 03 Shtator 2021 / OSH

Gerard Moreno mungon kundër Kosovës

Spanja ka marrë një lajm të hidhur disa ditë para ndeshjeve me Gjeorgjinë dhe Kosovën.

Sulmuesi i Villarreal, Gerard Moreno është lënduar dhe pritet që të mungojë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.

Moreno sezonin e kaluar tregoi formë të lartë me Villarreal duke fituar Europa Ligën, ndërsa shënoi 40 gola në të gjitha kompeticionet. /Indeksonline/