75 Mall Live Search
10:35 / E Martë, 27 Korrik 2021 / AR

“Gërdeci”, sot vendoset për fatin e Fatmir Mediut

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtoje kërkesën e SPAK për të rifilluar ose jo, ndjekjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.

Mësohet se prindërit e një 7-vjeçari që humbi jetën në shpërthimin tragjik, kanë bërë një kërkesë në GJKKO ku kërkojnë që të nis hetimi ndaj Mediut. Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, janë prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, ndërsa në letrën për GJKKO ata shprehen dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

Është gjyqtari Erion Çela ai i cili do të bëjë gjykimin e çështjes ditën e sotme, ndërsa mësohet se palët nuk do të jenë të pranishme.