75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Gërmia, destinacion i fundjavës: Shkaktohen kolona të gjata

Kolona të gjata janë shkaktuar në rrugën që të çon për në Parkun e Gërmisë.

Me ngritjen e temperaturave është rritur edhe atraksioni në këtë park të kryeqytetit, i cili është mjaft i frekuentuar nga qytetarët e të gjitha moshave.

Në videon e mëposhtme mund të shihni kolonat dhjetëra metra të gjata, të cilat po shkaktohen si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve, veturave dhe procedurës administrative tek rampa në fillim të parkut./Indeksonline/