75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Gërmohen varreza masive pranë Mariupolit

Varreza masive dyshohet se po gërmohen pranë qytetit të Mariupolit, për të varrosur viktimat ukrainase nga agresioni rus.

Kështu ka deklaruar këshilli i qytetit jugor.

Në një deklaratë të qytetit thuhet se pushtuesit po gërmojnë llogore rreth 30 metra të gjata dhe po përdorin kamionë për të sjellë kufomat në një vend në periferi të fshatit Manhush.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar një foto ajrore që supozohet se tregon vendin, duke thënë se “është tashmë dy herë më i madh se varrezat aty pranë”, shkruan BBC.